Lista Serbe largohet nga salla e Kuvendit
18 tetor 2018
| 12:41
Deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohen në lexim të parë tre projektligje në lidhje me FSK-në.
Igor Simiq nga Lista Serbe, gjatë seancës ka deklaruar se këto ligje janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe NATO-n, njëkohësisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Simiqi ka vlerësuar se më mirë është të kontribuohet në zhvillimin ekonomik se sa për FSK-në.
Pas fjalës së tij deputetët e Listës Serbe kanë lëshuar sallën, përderisa sot pritet të votohen tre ligjet për ushtrinë.