Lista Serbe merr pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit

06 shtator 2019 | 11:08

Pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Mark Gjuriq, Lista Serbe ka vendosur të paraqesë listën e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë në orën 13.30 pasdite.

Pas paraqitjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq do t’i drejtohet medieve, është thënë në deklaratën e kësaj liste.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në…