
Lista Serbe ndërron vendet në Kuvend
30 mars 2018
| 10:33
Deputetët e Listës Serbe kanë ndërruar vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Më parë deputetët e kësaj partie ishin ulur tek ulëset në mes të Kuvendit, vend ku janë të vendosura partitë e koalicionit qeverisës.
Në seancën që pritet të fillojë nga ora 11:00 ata janë ulur në anën e majtë të Kuvendit, tek ulëset ku qëndrojnë deputetët e opozitës, konkretisht ata të LDK-së.
Ky veprim i kësaj liste ka ardhur pas vendimit për largim nga Qeveria e Kosovës.