Lista Serbe në negociata me KFOR-in: Policia e Kosovës të zëvendësohet nga KFOR-i
Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq, ka biseduar me kolonelin e paqeruajtësve amerikanë të KFOR-it në Zveçan dhe ka kërkuar që policët e Kosovës në këtë komunë të zëvendësohen nga KFOR-i.
Situata në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mbetet e tensionuar, pasi grupe serbësh lokalë janë mbledhur para objekteve komunale për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
“Mund të them se ka qenë vërtet një bisedë korrekte, se koloneli e kupton situatën në të cilën jemi të gjithë. Kërkesa jonë ka qenë që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i. Ai (koloneli) po flet tani me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për kërkesën tonë”.
“Presim përgjigje se çfarë do të na thotë koloneli amerikan i KFOR-it”, ka thënë ai. /REL