Lista Serbe “ngujohet” në Kuvend, kërkon takim me Hahnin
02 dhjetor 2018
| 19:49
Deputetët e Listës Serbe kanë vendosur që ta kalojnë natën e sotme në hapësirat e grupit parlamentar të tyre në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast deputeti, Igor Simiq, i ka ftuar edhe kolegët shqiptarë qe t’i bashkëngjiten protestës së tyre të veçante, në kërkim të largimit të taksës 100% për produktet serbe.
Sipas tij kjo taksë po i dëmton të gjitha, jo vetëm serbët.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se tashmë kanë dërguar kërkesë në zyrën e BE-së që nesër ta takojnë komisionarin evropian Johannes Hahn, mirëpo ende nuk dihet a do të ndodhë ky takim, transmeton “Klan Kosova”.
Qëndrimi i tyre në kuvend do të vazhdojë deri sa ata të marrin një qëndrim lidhur me taksën nga Hahn.