Lista Serbe nuk i voton gjashtë projektligje
02 nëntor 2018
| 11:55
Deputetë të Listës Serbe nuk do t’i votojnë gjashtë ligjet e parapara në rendin e ditës së seancës së sotme.
Këtë e ka bërë me dije në fillim të seancës nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.
Sipas rendit të ditës për votim ishin paraparë raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, Projektligji për Noterinë në lexim të dytë, propozim-rezoluta nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Hekurudhat e Kosovës, Projektligji për shërbimet postare në lexim të dytë dhe Projektligji për miniera dhe minerale, në lexim të dytë.