Lista Serbe, Rashiqit: Ti je veç çirak i Kurtit dhe i refuzuar nga serbët
Lista Serbe ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj Ministrit serb për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke e quajtur “thjesht çirak i Kurtit…që nuk përfaqëson serbët” referuar bazës së tij të vogël elektorale.
Lista Serbe ka kërkuar nga Rashiqi “të mos flet në emër të serbëve” referuar legjitimitetit të tij të pakët elektoral, teksa e kanë denoncuar për qëndrimet e tij rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe për çka ky i fundit është shprehur se do të ishte i gatshëm të ndihmonte dhe të kontribuonte në hartimin e një draft-Statuti.
“Kush je ti Nenad Rashiq? Kush ju votoi? Në cilat zgjedhje? Kush ju dha autoritetin të flisni në emër të serbëve? Kush beson tek ju? Kë përfaqësoni? Interesat e kujt po i shërbeni? Kujt i intereson mendimi yt kur je thjesht çirak i Kurtit dhe nuk do të jesh kurrë përfaqësues i popullit serb?”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.