Lista Serbe reagon pas emërimit të Rashiqit si ministër në qeverinë Kurti
Lista Serbe e ka cilësuar si antikushtetues emërimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas kësaj liste, ky vendim i cili është marrë pa pëlqimin e deputetëve serbëështë shembulli më i mirë i veprimit autokratik, diktatorial, antikushtetues, dhe ilegal i Kurtit.
“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë – gjë që nuk e ka bërë Albin Kurti, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.
Partia që drejtohet nga Goran Rakiqi ka bërë me dije se këtë vendim të Kurtit do ta adresojnë në Gjykatën Kushtetuese.