Lista Serbe reagon pas shkarkimit të Rikalos
Pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka reaguar Lista Serbe, duke cilësuar si Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet.
“Rikalo është shkarkuar sot, spese Lista Serbe, dhe anëtarët e saj nuk pranojnë politikë e shkeljes së të drejtave të serbëve dhe interesave të tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Lista Serbe thonë se nga marsi i vitit 2018 janë në dorëheqje dhe se “për asnjë çmim nuk do të pranojnë të bëhen folklor dhe dekor i dikujt”
“Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet pa pjesëmarrjen e anëtarëve legjitim të popullit serb”, thuhet në reagim.
Vendimi i kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, erdhi pasi ishte vënë kusht PSD-ja me qëllim që ta votonte Buxhetin e vitit 2019, që pritet të bëhet sot në seancën e Kuvendit.