Lista Serbe s’deklarohen pas takimit me Osmanin
23 dhjetor 2020
| 14:48
Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Pas këtij takimi, ata nuk janë deklaruar për medie. Osmani është takuar sot edhe me përfaqësues të Grupit 6+ si dhe ata të Nismës dhe AKR-së.