Lista Serbe sot vendos për pjesëmarrjen në seancën për shpërndarjen e Kuvendit
21 gusht 2019
| 11:57
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë me dije se do të vendosin sot nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë votimi për shpërndarjen e këtij organi më të lartë legjislativ.
Simiqi ka thënë për “TV Prva” se nuk mund të parashikohet me siguri nëse Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet nesër.