Lista Serbe ta kuptojë realitetin e ri, të jetë pjesë e transformimit të FSK-së
26 prill 2018
| 10:00
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha në konferencën e organizuar nga kjo ministri me temën “FSK dhe partnerët’’, ka folur për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke përfshirë këtu edhe integrimin e komuniteteve joshumicë, ndërsa ka kërkuar nga Lista Serbe ta kuptojë realitetin e ri dhe të jetë pjesë e transformimit të FSK-së.
“Kërkojmë që të na mbështesni që edhe Lista Serbe ta kuptoj realitetin e ri dhe të jetë pjesë e transformimit”, u shpreh ministri Berisha.
Berisha në këtë konferencë tha se kanë arritur ta kalojnë dhjetë për qindëshin (10%) e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë, sidomos të komunitetit serb.