Lista Serbe thotë se Sllobodan Petroviqi sulmoi Millan Kostiqin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Pavarur Liberale (SLS), Slobodan Petroviq është sulmuar sot në Prishtinë në një restorant në afërsi të Kuvendit të Kosovës nga dy anëtarët e Listës Serbe, Millan Kostiq dhe Nenad Miliceviq.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë shoqëruar në polici dy persona.
Për këtë sulm ka reaguar edhe Lista Serbe përmes një komunikate për media.
Sipas tyre, anëtari i Listës Serbe, Millan Kostiq, pa ndonjë arsye në një restorant në Prishtinë është sulmuar nga kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq.
“Kostiq, i cili para LS-së, u emërua si komisioner në Priluzhë, pa asnjë arsye, u sulmua nga Petroviq në një restorant në Prishtinë, i cili sipas Kostiq u qëllua në kokë me telefon mobil”, është thënë në komunikatën e Listës Serbe.