Lista Serbe u bashkohet protestuesve në Zveçan
30 maj 2023
| 08:21
Pjesëtarët e Listës Serbe u janë bashkuar protestuesve që tashmë kanë filluar të mblidhen para komunës së Zveçanit.
Slavko Simiq dhe Goran Rakiq ndodhen bashkë me serbët e tjerë aty.
Edhe dje që të dy ishin pjesë e protestave para të njëjtës komunë.
Madje ata ishin negociatorët kryesorë me KFOR-in për të shpërndarë protestuesit serbë që në mbrëmje eskaluan duke shkaktuar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.