Lista Serbe voton projektligjin kundër të cilit protestuan veteranët e UÇK-së
14 qershor 2022
| 14:24
Deputetët nga Listës Serbe kanë votuar pro miratimit në parim të projektligjit që përcakton pagën minimale, ku nuk janë përfshirë veteranët e UÇK-së, e të cilët javën e kaluar protestuan para Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin që përcakton pagën minimale. 68 deputetë votuan pro projektligjit, kundër asnjë dhe gjashtë kanë abstenuar.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se të gjitha debatet kanë përfunduar për këtë çështje dhe se s’do t’i kthehen edhe njëherë kësaj teme.
Megjithatë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë fjalën para votimit për të propozuar heqjen e tij nga rendi i ditës dhe që projektligji të kthehet prapë në qeveri.