Lista Shqiptare nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re në Mal të Zi
17 nëntor 2020
| 12:16
Lista Shqiptare nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re malazeze. Kështu ka bërë me dije drejtuesi i kësaj liste dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Gjeloshaj ka thënë për “TVCG” se Lista Shqiptare ka marrë një vendim të tillë për shkak të përbërjes së qeverisë, por edhe zgjidhjeve që janë bërë. Ai ka pohuar se nuk kishte asnjë thirrje të sinqertë që minoritetet të përfshiheshin në qeveri.
Gjeloshaj ka treguar se parimi në demokracitë e zhvilluara është që pakicat të jenë pjesë e qeverisë.
Ai ka thënë se ata ishin në bisedime me kandidatin për kryeministër Zdravko Krivokapiq.
“Ne i dëgjuam të dy palët, bëmë një analizë dhe vendosëm”, ka thënë Gjeloshaj.