Lista të pastra zgjedhore, ende mbetet vetëm dëshirë

16 gusht 2019 | 17:54

Në listat zgjedhore të partive politike në zgjedhjet parlamentare që mund të mbahen pas disa javësh, mund të jenë të përfshirë sërish persona të dyshuar për korrupsion dhe krime, si dhe ata nën hetime dhe me akuza nëpër gjykata.

Një iniciativë e prezantuar vite më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes së cilit pretendohej t’iu ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje dhe puna në institucione shtetërore personave që kanë lëndë të hapura në gjykata, ende nuk është jetësuar.

Analisti i çështjeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës, Artan Murati, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se nisma e presidentit Thaçi për lista të pastra zgjedhore nuk arriti të jetësohet, pasi që, siç ka theksuar ai, vetë presidenti nuk ka dhënë një shembull të mirë duke larguar njerëz të tillë nga pozitat institucionale që kanë mbajtur.

“Presidenti Thaçi edhe në kohën kur ka qenë kryeministër nuk ka sjell një shembull të mirë që t’i largojë njerëzit që kanë qenë të apostrofuar për afera korruptive apo çështje tjera. Politikanët duhet të japin shembull personal para se të ofrojnë opsione për publikun apo t’i pasojnë si ide”, ka thënë Murati.

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet më 22 gusht. Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/zgjedhjet-listat-kosova/30113434.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth tre mijë tonë duhan, në vlerë mbi 300 milionë…