Lista zyrtare e Kroacisë

21 maj 2018 | 16:00

Trajneri i Kroacisë, Zltato Daliç ka bërë publike listën me 24 lojtarë që do të udhëtojnë drejt Rusisë për Kupën e Botës 2018.

Ish-tekniku i Dinamos së Tiranës, ka eliminuar nga lista provizore, Leitician, Barisiç, Niziç, Soza, Rog, Pasaliç, Çop dhe Santini, ndërkohë më 4 qershor do të përjashtohet dhe një tjetër futbollist. 6 janë lojtarët nga Seria A që bëjnë pjesë në listën e Kroacisë, ndërkohë lojtari me më shumë prezenca është mesfushori Luka Modriç, plot 104 të tilla.

Për sa i përket golashënuesit më të mirë, nga lojtarët e grumbulluar, Mandzukiç mban vendin e parë me 30 gola në 82 ndeshje, pas tij vijnë Perisiç e Kaliniç.

Kroaci

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka pranuar ftesën…