LISTAT E DUBRAVËS, DYZIT E SMREKONICËS!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Kriminelja në vend të krimit: Prokurorja e GJRS e Hagës, Kimberly West, e njohur si kriminele juridike që e kurdisi aktakuzën e dytë kundër presidentit Thaçi sikur që dhunoi përmes bastisjeve dhe arrestimeve shumë familje patriotike dhe intelektuale shqiptare në Kosovë, brenda një kohe të shkurtër ishte dy herë në Kosovë; para bastisjeve dhe arrestimeve të shoqëruar me një aktakuzë të Danica Marinkoviqit dhe tash, mbase për të kërkuar “prova” për arrestime tjera dhe riciklim të dhunës së shfrenuar kundër UÇK-së, shqiptarëve, veteranëve të luftës, kundërshtarëve të kësaj monstre juridike, mediave të panënshtruara, analistëve që me vonesë u ka hyrë zhetoni për këtë krijesë kriminale dhe ndonjë donkishoti të vetmuar.
Nuk u bë publik lajmi me kënd u takua e që është në përputhje të plotë me natyrën kriminale të punës së kësaj prokurorie; të gjitha punët i kryen në terr, me njerëz faqezinj, pa transparencë dhe pa i dhënë llogari askujt përveç Aleksandar Vuçiqit, Vulinit, Hekuran Teneqes, Besnik Gjylekares, Lenka Qukos, Haxhi Qamilit, Dhunues Cvekllës dhe Katran Kanalizimkës. Kriminelja juridike, te kriminelët institucionalë dhe kriminelët antikombëtarë!
Më në fund listat: Lista e fundit e dorëzuar në KQZ ishte ajo e LV-së, diku para orës 24:00 kur ishte afati i fundit. Realisht, afati i fundit ishte ora 16:00 por se u zgjatë deri në ora 24:00 shkaku i LV-së, derisa i arrnoi listat. Përpilimi i listave është lufta më e madhe brenda partive politike dhe këtu thyhen shtizat, thuhen fjalë të rënda, ka kërcënime, shantazh, korrupsion aktiv dhe pasiv, rrezikohen miqësitë, kërcënohen partitë me sabotim e njëqindmijë faqe të zeza. Mirëpo, në fund arrihet një “paqe romake” pas së cilës listat dorëzohen te fatosi i Albin Kurtit, Kreshnik Radoniqi.
Po, çka në fakt përbëjnë këto lista dhe a sjellin ndonjë mundësi për ndryshim?! Para se të flasë për 10-shet e partive kryesore me duhet të prekë prurjet e reja, jo se do të sjellin ndonjë ndryshim por se duhet të respektojmë vullnetin e tyre, ashtu si janë e jo t’i linçojmë, pa mundësi mbrojtjeje. E kaluara e tyre duhet të marrë përgjigjen e votuesit e jo pushkatimi publik. Në rininë time të hershme mbaj mend se deputetë në Parlamentin e Italisë ishte zgjedhur Illona Staller – Cicolina (emër artistik, si Besnik Gjylekari), e që askush nuk merrej me të, ishte atraksion i vërtetë i Parlamentit për faktin se ishte yll i njohur (porno star), i industrisë pornografike. Pastaj, edhe në parlamentin italian dhe atë evropian zgjidheshin deputetë me vepra të rënda penale për të fituar imunitet nga ndjekja penale. E pse ne duhet të bëjmë përjashtim kur edhe ashtu kemi shumë prostituta politike në Kuvend dhe gjithpërfshirje të atyre me aktakuza dhe vepra të ndryshme penale.
Prurjet: LV-ja nuk arriti ta bëjë ndonjë transfer kualitativ intelektual, profesional dhe politik. Gazmir Racin dhe Nezir Krakin nuk i konsideroj prurje, ata ishin trumpeta të LV-së, njëri nga Parisi, tjetri nga Prishtina. Së paku tash nuk mund të quhen analistë, të pavarur jo se jo, as deri dje nuk ishin të tillë. Këta nuk i sjellin vota LV-së por se në debate mund të përdoren si vuvuzela, asgjë më shumë.
Bylbyl Sokoli “Profa”, të shprehem me gjuhë të futbollit, ende pa filluar garën politike e mori kartonin e kuq nga Drenica që automatikisht e përjashton nga loja. Edhe ashtu është zënë në offside – pozitë jashtë loje, e që do të thotë se e ka të pamundur të fitojë minuta në lojën politike që është 100 herë më e ndyrë se ajo e futbollit. Edona Llalloshi i ka hyrë politikës në minutat e fundit pa e kuptuar se në skenën politike nuk këndohet kënga e saj por ajo e Albinit. A mund ta këndoj ajo këngën e Albinit, nuk e besoj mësa e këndoi Sabriano këngën e Hashimit. Nuk pajtohem që sulmohet për rripin Valentino, nuk e ka blerë me para të LV-së por me punën e saj. As me vlerësimin për axhën e saj, Qazimin, ne llapjanët e njohim më mirë. Askush nuk mban përgjegjësi për fajet e të tjerëve, nëse i kanë bërë, pse ta bëjë këtë Edona. Unë në vitin 1981 jam arrestuar politikisht në Sarajevë me urdhër politik të Xhevdet Hamzës. Asnjëherë për këtë nuk më ka shkuar mendja të hakmerrem në Fatos Hamzën apo Agon Hamzën. Gruan time Fexhrije Shalën brutalisht e kanë rrahur, mes të tjerëve, Gazmend Maliqi dhe Sahit Ismajli. Në kohën kur fëmijët e mi janë të papunë, fëmijët e udbashëve Maliqi kanë poste dhe paga të majme. I njoh por nuk jam hakmarrë. Të afërmit e kriminelit Sahit Ismajli kanë qenë drejtues të KEK-ut kurse bija e tij, në regjimin e Kurtit 2 është bërë drejtoreshë e një klinike në QKUK.
1. LV: 10-eshi i kësaj partie, bashkë me kondomët Guxo dhe Alternativa, në një shtet ligjor, me një SPAK kosovar, 40 për qind do të përfundonin në BSL në Dyz, 30 për qind në Dubravë dhe 30 për qind në Smrekonicë.
Në rrethana që jemi garojnë dhe shpresojnë për një fitore të madhe. Në këtë listë hiç 2 kandidatëve mund të gjeni çdo gjë me përjashtim të kombëtares që nuk e gjeni as në gjurmë. Kjo, në fakt është ajo Kutia e Albin Pandores nga, pa e pyetur fare pronarin po dalin djaj që dje shiteshin si engjëj. Albini është peng i tyre dhe jeta politike e tij varet nga heshtja – omerta e banuesve të Kutisë së Pandores.
Kjo listë nuk ka të bëjë fare me LV-në burimore, është pikërisht e kundërta. A e ka merituar këtë Albini dhe ata që janë vrarë apo vetëvrarë për Albinin dhe LV-në?! Për flamurin kombëtar dhe bashkimin kombëtar. Flamuri kombëtar në LV tash po përdoret si gjethe fiku për ta mbuluar lakuriqësinë e mashtrimit kurse , bashkimi kombëtar tani është përgjegjësi e Nenad Rashiqit, Erden Atiqit dhe Alim Ramës. Kush do ta besonte këtë?!!! As Baba Vanga, jam i sigurt.
2. PDK: Më pengon qasja folklorike e përshkrimit të prurjeve si, djali i Shkurtës, djali i Jakupit, baba i Granitit etj. Ata, në fakt në lista zgjedhore garojnë me emër dhe mbiemër që e kanë e jo me këto epitete folklorike dhe emocionale. PDK-ja e ka një listë shumë të mirë e përbërë nga kuadro burimore e që kombinohet me 60 për qind që garojnë për herë të parë. Personalisht mendoj se Përparim Gruda, Arben Mustafa dhe zonja Ramaj është dashur të renditen në 10-shin e parë. Kuadrot e dëshmuara të PDK-së nuk ka aspak rëndësi cilin numër rendor e kanë, i fitojnë votat pa asnjë problem. E mira e kësaj liste është se nuk e kanë asnjë kandidat me aktakuzë apo të dënuar. Lista ofron kandidatë shumë të mirë për debate mediale me partitë tjera.
3. LDK: Ka një listë respektabile në aspektin profesional, politik dhe intelektual. 10-shi i parë është i përbërë nga skeleti i dinozaurit të LDK-së. Risi e vetme është Doarsa Kica që renditet e treta në listë, sipas meje krejtësisht e ka merituar. Bashkë me Hykmeten, Vlorën, Jehonën, Sibelin dhe Lirijen përbënë ekip me potencial të madh përfaqësues.
4. AAK – NISMA: 10-shi i parë është i imponuar shkaku i koalicionit. Besnik Tahiri, me një përvojë të madhe politike ka kapacitet ta përfaqësojë politikisht shumë mirë koalicionin kurse Bekë Berisha është mbrojtje e fortë e luftës çlirimtare dhe grusht i fortë i kundërshtarëve të kësaj lufte plus ka fituar një përvojë politike. Forumi i intelektualëve aspak nuk e rritë votën e këtij koalicionin. Koalicionin e mbanë karizma e Ramushit dhe e Dautit për të cilët mendoj se duhet të dalin në debate sa më pak. Besnik Tahiri, Ardian Gjini dhe Arton Demhasaj duhet ta bartin barrën kryesore në debate vendimtare.
5. Lista për Familjen: Në 10 -in e parë ka Emanin, Feridin dhe Selim Pacollin që përbëjnë trojkën goditëse për sigurimin e votave për kalimin e pragut zgjedhor që besoj se e kalojnë. Situata aktuale iu shkon për favor kurse më së shumti vota do t’i fitojnë nga “Lëvizja e Deçanit” sepse dihet mirë se njëri ekstrem e forcon ekstremin tjetër.
Në zgjedhjet e ardhshme do të ketë shpërndarje të votave, asnjë parti apo koalicion nuk e kalon 30 përqindëshin, mbase as i fiton 30 për qind. Pjesë e Kuvendit të ardhshëm do të jenë, LV, PDK, LDK, AAK – NISMA dhe besoj edhe Lista për Familjen. Më e rëndësishme do të jetë se kush do të bëjë koalicion se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Fituesi nuk do të vendosë për koalicion por jo fitues-it.
Sherife Osmani, kaubojsa e Zhabarit: Presidentja e Kosovës, Vojsa Osmani, me Llaskucin e Parë nuk po i ndahen bishtit të aeroplanit e sidomos Amerikës. Ose kanë vendosur të jetojnë atje e të hapin ndonjë biznes, ose po mendon që karrierën politike ta vazhdojë atje. Ende pa i hequr rrobat nga udhëtimi i fundit, hop e në Amerikë, gjoja për t’u takuar me kongresmenë republikanë në kohën kur pushtetin ende e ka Sleeping Joe dhe demokratët. Ju kujtohet që në Katedralen Notre Dame i theu këmbët duke përndjekur Trumpin, Muskun, zonjën Macron dhe të tjerët për një shtrëngim duarsh dhe foto për album familjar ndërsa në komunikatat nga presidenca fitohej përshtypja se gjatë atyre takimeve është vendosur për fatin e botës. Mashtrues të paskrupulltë! Kam përshtypjen se në këtë vizitën e fundit, Vojsa Osmani ka shkuar për të siguruar një biletë hyrëse për ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump që, përveç se ia begaton albumin familjar, në të njëjtën kohë ia mbushë xhirollogarinë…..në varg.