Listës Serbe i bashkohet edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës

23 nëntor 2020 | 13:24

Deputeti Adem Hodza ka kaluar nga grupi parlamentar 6+ në atë të Listës Serbe.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci,

“Adem Hodza ka njoftuar me shkrim se është tërhequr nga grupi parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe. Grupi parlamentar 6+ nuk ekziston më”, ka thënë Nagavci në Kuvend

Grupi parlamentar 6+ përbëhej nga deputetët e komuniteteve pakicë, si: boshnjakë, turq, goranë e romë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion nga Beogradi që udhëhiqej nga nënkryetari i kësaj…