Litmanen mposhti koronavirusin: Kurrë nuk jam ndjerë kaq keq

12 maj 2020 | 23:15

Jari Litmanen, futbollisti më i madh në historinë e futbollit finlandez, dhe një lojtar legjendar i Ajax dhe Liverpool, ka njoftuar se ka qenë i infektuar me COVID-19.

49-vjeçari Litemanen, thotë se koronavirusin e ka kaluar duke qëndruar në shtëpi, por shton se asnjëherë nuk është ndjerë më keq në jetën e tij, sesa gjatë kohës së shërimit nga ky virus.

“Unë kisha ethe, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve. Unë ndonjëherë nuk merrsha frymë, çdo gjë më shqetësonte”, ka deklaruar Litemanen. “Për fat të mirë, simtomat nuk kishin kurrë aq të rënda saqë të më duhej të shkoja në spital. Unë arrita të shërohem në shtëpi”.

“Unë kurrë nuk kam qenë në një gjendje kaq të keqe siç isha me këtë virus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dhënat preliminare të një sondazhi mjekësor për popullsinë hungareze…