Lituania mban raundin e balotazhit për zgjedhjet presidenciale
Qytetarët në Lituani po votojnë në zgjedhjet presidenciale, ku dy kandidatë të qendrës së djathtë po garojnë në raundin e balotazhit.
Këto zgjedhje po mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Në garë janë bankieri, i shndërruar në politikan, Gitanas Nauseda dheIndrida Simoyte, deputete dhe ish-ministre e Financave.
Fituesi i raundit të balotazhit do të zëvendësojë në postin e presidentit Dali Grybauskaite, i cili ka shërbyer për dy mandate për nga pesë vjet.
Fushata zgjedhore është mbizotëruar nga zemërimi i votuesve mbi pabarazinë ekonomike dhe korrupsionin.
Dy kandidatët, Nauseda dhe Simonyte janë zotuar se do të ketë një qasje strikte ndaj Rusisë fqinje, duke thënë se nuk do të udhëtojnë për në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, derisa ky shtet të mos tërhiqet nga rajoni ukrainas i Krimesë.
Marrëdhëniet ndërmjet Lituanisë dhe Rusisë janë të tensionuara. Ky shtet Baltik ka arrestuar dhe dënuar disa njerëz në muajt e fundit, nën akuzat për spiunim për Rusinë.
Presidenti në Lituani ka fuqi të kufizuar, por është përgjegjës për politikën e jashtme të vendit dhe përfaqëson shtetin në samitet e Bashkimit Evropian. Presidenti po ashtu emëron ministra, gjykatës, shefin e ushtrisë dhe kreun e bankës qendrore, dhe këto emërime, zakonisht bëhen miratimin e Parlamentit apo të kryeministrit të vendit. /Rel/