Lituania përafrohet me Tajvanin-Evropa Lindore nuk i beson Kinës
Gjatë një tubimi për protestuesit e Hong-Kongut në kryeqytetin Vilnius në verën e vitit 2019, ambasadori i Pekinit në Lituani organizoi qytetarët kinezë në këtë vend për një kundër-demonstrim.
Disa muaj më vonë, një turist kinez ua hoqi një memorial protestuesve të Hong-Kongut në vendin e quajtur Kodra e Kryqeve të Lituanisë, një simbol kombëtar i rezistencës ndaj sundimit sovjetik.
Në prill të vitit 2020, ambasadori kinez zemëroi edhe më shumë lituanët kur u tha mediave lokale se virusi nuk e kishte origjinën në Kinë. Kjo u pasua nga një rrjedhje e të dhënave në shtator, sipas së cilave u zbulua se një kompani kineze kishte mbledhur informacione për mbi më shumë se 500 qytetarë të shquar lituanezë.
Një koalicion i qendrës së djathtë erdhi në pushtet në Lituani në tetor të vitit 2020 ,duke promovuar një “politikë të Jashtme të bazuar në vlera” nën ministrin e Jashtëm Gabrielius Landsbergis, i cili është nipi i një udhëheqësi të shquar i pavarësisë post-sovjetike. Kjo i parapriu tërheqjes së Lituanisë nga blloku i bashkëpunimit “17+1” i Pekinit me Evropën Qendrore dhe atë Lindore në pranverë, pas së cilës tërheqje vendi filloi të tregojë afërsi dhe lidhje më të ngushta me Tajvanin, duke dërguar vaksina kundër Covid-19, si dhe duke rënë dakord për të hapur zyra reciproke përfaqësimi.
Ndërsa ka pasur një shkallë të teatrit politik, Ivana Karaskova, themeluese e Vëzhguesve të Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore, tha se prapa ndryshimit qëndrojnë objektiva të qartë politikë.
“Faktorët që qëndrojnë pas ndryshimit të qasjes së Lituanisë ndaj Kinës janë të dyfishtë: ajo jo vetëm që dëshiron të përqendrohet në bashkëpunimin me demokracitë, por Lituania, gjithashtu ka edhe një arsye ekonomike”, tha ajo.
“Arsyetimi në Lituani është se çështjet politike dhe ekonomike duhet të konsiderohen së bashku kur merren me regjimet jodemokratike, sepse, në fund të fundit, regjimet jodemokratike janë më pak të parashikueshme dhe biznesi me ta është më i prekshëm”.
Kombi i vogël baltik me 2.8 milionë njerëz nuk është i vetëm në gatishmërinë e tij në rritje kundër Kinës, veçanërisht pasi nismat, si blloku i bashkëpunimit 17+1, kanë prodhuar shumë më pak rezultate nga sa ishte premtuar fillimisht.
Sipas një raporti të vitit 2021 nga Qendra e Studimeve Aziatike të Evropës Qendrore dhe Lindore, pjesa dërrmuese e investimeve të huaja direkte të Kinës në infrastrukturë është përqendruar në Ballkanin Perëndimor, ku është financuar kryesisht nga huamarrjet masive. Jashtë rajonit, Polonia dhe Hungaria kanë parë më shumë investime të tilla.
“Lituania me siguri ka provokuar një debat në atë që njihet si 16+1”, tha Una Berzina-Cerenkova, drejtoreshë e Qendrës së Studimeve Kineze të Universitetit “Riga Stradins” në Letoni. “Ata kanë filluar të pyesin veten për vendimin e Lituanisë dhe kanë filluar të hartojnë skenarë dhe analiza (përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet). Cilat janë përfitimet?”
Berzina-Cerenkova tha se, ndërsa blloku i bashkëpunimit mund të mos përjetojë dalje të tjera të dukshme, si Lituania, shumë vende mund të zgjedhin të largohen ngadalë dhe të distancohen nga samitet ose të dërgojnë të dërguar të rangut më të ulët.
Lituania ka rrezikuar relativisht pak për shkak të nivelit të ulët të investimeve të Kinës. Qendra e Studimeve Aziatike të Evropës Qendrore dhe Lindore llogarit se vlera e përgjithshme e të gjitha projekteve të lidhura me Kinën ishte vetëm 82 milionë euro në vitin 2020. Vendi është ende i mbrojtur nga Bashkimi Evropian.
Diplomacia e Pekinit “luftëtari ujk”, gjithashtu ka fshirë gabimisht disa vende në BE, ndërsa mënyra e trajtimit të tij ndaj Tibetit, Xinjiangut dhe tani Hong-Kongut është shfaqur vazhdimisht në Parlamentin Evropian. Kur BE-ja hartoi Strategjinë e saj Indo-Paqësore në fillim të këtij viti, ajo mori parasysh si sigurinë në rritje të Kinës në rajon ashtu edhe varësinë e thellë tregtare të Evropës si dy faktorë të rëndësishëm të sigurisë. Kina, gjithashtu ka filluar të shfaqet në raportet e kundërzbulimit. Madje edhe NATO-ja e di këtë.
Në ndërkohë, kjo i ka dhënë një vrull Tajvanit për të zgjeruar praninë e saj në Evropë. Megjithëse është njohur zyrtarisht vetëm nga Vatikani, Tajvani ka një historik të mirë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të një sektori teknologjik të fortë strategjikisht. Mungesa e Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetit gjatë pandemisë ka sjellë një vëmendje sesi ishulli demokratik është tkurrur nga pothuajse e gjithë hapësira diplomatike nga Kina.
“Tajvani po e shton shtrirjen e tij në Evropë për një kohë tani, pasi ndjenja përballë Kinës në Evropë po ndryshon. Edhe roli i Evropës në konfliktet në zhvillim me Kinën në hapësirën tregtare dhe ekonomike, si dhe atë të teknologjisë, po bëhet shumë më tepër i rëndësishëm”, tha Janka Oertel, Drejtore e Programit të Azisë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Për më tepër, zhvillimet në Hong-Kong e kanë vënë situatën e Tajvanit në hartë më ndryshe për shumë shtete evropiane”.
Disa vende, gjithashtu kanë kaluar nga “një qasje shumë institucionale në një qasje më rrjetore” në angazhimin e tyre me Tajvanin, veçanërisht me shkëmbimin e furnizimeve mjekësore dhe vaksinave gjatë COVID-19, tha Maaike Okano-Heijmans, një hulumtuese e lartë në Institutin Clingendael në Holandë. Ajo tha se qasja më e fortë e Lituanisë ndaj Kinës dhe Tajvanit mund të ketë të bëjë jo vetëm me politikën e saj të Jashtme “të bazuar në vlera”, por gjithashtu është edhe një shenjë për Brukselin se ajo ende mund të mbajë politika të Brendshme të pavarura.
Lituania dhe Tajvani, ndërkohë, njoftuan në korrik se zyra e re e Taipeit në Vilnius do të quhej më shumë si provokative (Zyra përfaqësuese e Tajvanit), sesa si një eufemizëm tipik i një zyre tregtare ose kulturore.
“Rëndësia nuk është te pjesa e ‘zyrës përfaqësuese’, e cila është formulim normal i zgjedhur për ambasadat, de facto, të Tajvanit, por nëse emri përmban “Taipei” ose “Tajvan”, atëherë ky emërim është padyshim tepër politik”, tha Oertel. Fakti që “Lituania përfshin referencën ndaj Tajvanit, është një hap shumë domethënës dhe një fyerje e qartë ndaj Pekinit.”
Derisa të dyja vendet janë ende larg rifillimit të marrëdhënieve diplomatike, është diskutuar brenda vendit nëse Tajvani do të shohë “momentin e tij islandez”- një referencë për marsin e vitit 1990, kur kombi i vogël nordik njohu një Lituani të pavarur në mes të shpërbërjes së saj të dhunshme me Bashkimin Sovjetik. Lituania ishte e para nga pesëmbëdhjetë republikat sovjetike që e bëri këtë.