Liverpoli i frikshëm, mund të thyejë 10 rekorde
Liverpooli këtë sezon është vërtet i frikshëm. Skuadra e “The Reds” mposhti të dielën Manchester Unitedin në atë që konsiderohet si “Clasice” e Premierë Ligës.
Tashmë diferenca me Manchester Cityn që barazoi me Crystal Palacen shkon në 16 pikë e për më tepër “The Reds” kanë edhe një ndeshje për të luajtur. Duke parë këtë sezon në kufijtë e perfektes për skuadrën e Jurgen Kloppit është logjike të mendohet se Liverpooli mund të thyejë 10 rekorde historike të Premierë Ligës në këtë sezon. Njërin në fakt e kanë thyer; atë të startit më të mirë të sezonit me 21 fitore në 22 ndeshje duke kaluar atë të Manchester City në sezonin 2017/18. Rekordi i dytë në shënjestrën e skuadrës që drejtohet nga Kloppi është ajo e numrit më të lartë të fitoreve në fushën e tyre. Me suksesin ndaj “Djajve të Kuq” në “Anfield”, Liverpooli është vetëm një fitore larg rekordit të Cityt në 2011/2012 me 20 fitore radhazi në shtëpi. Southampton dhe West Hami janë skuadrat e radhës që do ta vizitojnë fortesën “Anfield” ku Liverpooli nuk njeh humbje që nga viti 2017. Pak më larg qëndron rekordi i numrit më të lartë të fitoreve radhazi në kampionat me Liverpoolin që i duhen edhe 5 të tilla për ta barazuar numrin e 18 fitoreve radhazi të Manchester Cityt në 2017/18.
Nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, Liverpooli pritet ta vendosë rekordin e ri në ndeshjen me Watfordin më 29 shkurt. Po kështu në shënjestrën e Liverpoolit është edhe numri i fitoreve radhazi në shtëpi. Deri tani Liverpool ka 12 të tilla dhe është vetëm 7 fitore larg rekordit të vendosur nga Chelsea, Manchester Unitedi dhe Manchester City.