Liverpool e City ndajnë pikët në “finalen” e titullit
Ishte me të vërtetë një përballje spektakolare, pavarësisht se 90 minutat u mbyllën pa një fitues. Liverpool e Manchester City siguruan nga një pikë, në përballje “kryefjalë”, të javës së 28-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, duke e mbyllur kështu, në barazimin, 1 me 1, “finalen” e parakohshme për titullin kampion.
Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin “Qytetarët” e Pep Guardiola, me qendërmbrojtësin anglez, John Stones, i cili dërgoi në rrjetë një krosim perfekt të Kevin De Bruyne, në mintuën e 23’-të, të pjesës së parë, duke i ndëshkuar “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp, në momentin e tyre më të mirë të ndeshjes, për të mbyllur kështu pjesën e parë, me avantazhin e skuadrës së tij.
Mirëpo, me nisjen e fraskionit të dytë të lojës, vendasit ndezën “turbinat”, teksa u mjaftuan vetëm 4 mintua për të barazuar shifrat. Një ndërhyrje e gabuar në zonë, nga “gardiani” brazilian, Ederson, nuk shpëtoi pa u vënë re, nga arbitri, Michael Oliver, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Alexis Mac Allister nuk gabon, duke barazuar shifrat, shifrat të cilat qënduar të pandryshuara deri në fund pavarësisht këmbënguljes, së të dy skuadrave.
Falë këtij rezultati, vendi i parë i tabelës, pas javës së 28-të i takon “Topçinjve” të Arsenal, të cilët janë ngjitur në kuotën e 64 pikëve, po aq sa edhe “Të Kuqtë” e Liverpool, të cilët ndodhen aktualisht në vendin e dytë, ndërsa “Qytetarët” e Manchester City mbeten në vendin e 3-të të tabelës, me 63 pikë.