Liverpool-Flamengo, finalja e Botërorit të Klubeve

19 dhjetor 2019 | 15:42

Liverpooli do të diskutojë me Flamengon trofeun e Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Katar.

Skuadra e Jurgen Klopp eliminoi në gjysmëfinale meksikanët e Monterrey duke i mundur 2-1 në një sfidë që nuk ishte aspak e lehtë për kampionët e Evropës .

Skuadra meksikane duket se i kishte marrë mirë masat për këtë përballje dhe e rrezikoi jo pak herë Liverpoolin që në fund diti të marrë maksimumin dhe të kalojë në final. Më 21 dhjetor, “Reds” do të përballen me kampionët e Amerikës Latine, Flamengo për titullin botëror për klube një titull që i mungon skuadrës së Liverpoolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tek pas një muaji do të merret vendimi për kompensimin…