Liverpool vendos për të ardhmen e Shaqirit
02 janar 2021
| 14:35
Liverpool nuk do të largojë sulmuesin Xherdan Shaqiri nga klubi i tyre në këtë afat kalimtar.
Largimi i Shaqirit nga The Reds është përmendur disa herë, e sidomos me ardhjen e Diogo Jotas në skuadër, largimi i tij dukej i paevitueshëm.
Megjithatë, tani është duke u raportuar nga Liverpool Echo, se nuk e kanë në plan të largojnë atë, përcjell lajmi.net.
Në këtë sezon, ai ka vetëm 3 paraqitje me klubin dhe prej tyre ka të regjistruara 2 humbje, ndërsa kanë fituar 1 herë.
Stinori i ri e ka gjetur 29 vjeçarin pa asnjë gol, gjë shumë shqetësuese për të.