
Liverpooli, 100 milionë për Wernerin
27 mars 2018
| 10:46
“Bild” raporton se Jurgen Kloppi është duke e monitoruar sulmuesin e RB Leipzigut, Timo Werner, për të cilin Liverpooli është i gatshëm të ofrojë edhe 100 milionë euro.
Werneri, që kërkohet edhe nga klube si Real Madridi e Bayern Munchen, pritet të largohet gjatë verës nga Leipzigu, i cili është në pozitën e gjashtë, larg Ligës së Kampionëve.