Liverpooli apo City në gjysmëfinale, ja reagimi i Gerrardit
Steven Gerrard ka qenë i ftuar në një emision kushtuar Ligës së Kampionëve.
Pas mbarimit të sfidës mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, “BT Sport” ka hapur një sondazh në rrjetet sociale duke i pyetur fansat se kush mendoni se do kalojë më tej në gjysmëfinale pas fitores 3-0 të Liverpoolit.
42% e votuesve mendonin se City do të kaloj më tej, pavarësisht fitores 3-0 të Liverpoolit në ndeshjen e parë. Por, për Gerrard kjo gjë ishte e çuditshme. Ai bëri një reagim epik kur mësoi rezultatet e këtij sondazhi.
“Nuk e besoj”, ka thënë legjenda e Liverpoolit. “Besoj se Liverpooli ka bërë mjaftueshëm në ndeshjen e parë për të kaluar më tej, por duhet të tregojmë respekt për Manchester Cityn. Ata janë të aftë të krijojnë shumë raste”, ka deklaruar Gerrard.