Liverpooli arrin fitore bindëse ndaj Wolvesit
06 dhjetor 2020
| 22:16
Gara për vendet e para në Premier League, është më interesante se kurrë. Tottenham fitoi derbin ndaj Arsenal dhe me të njëjtën mënyrë iu përgjigj edhe Liverpool.
Kampionët e Anglisë fituan 4-0 në “Anfield” kundër Wolves, një kundërshtar i vështirë. Momo Salah përfitoi nga një gafë e mbrojtjes vendase në minutën e 24-t dhe zhbllokoi sfidën.
Kaq për pjesën e parë, teksa “The Reds” nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të sfidës. Georginio Wijnaldum dyfishoi për ekipin vendas me një goditje shumë të bukur, teksa Matip trefishoi Matip me kokë.
Në minutën e 78-të erdhi edhe autogoli i Nelson Semedo, i cili kompletoi triumfin me “poker” të Liverpool. Djemtë e Jurgen Klopp ndajnë vendin e parë me Tottenham (nga 24 pikë) pas javës së 11-të.