Liverpooli arrin marrëveshje personale me Chiesan

28 gusht 2024 | 14:07

Liverpooli thuhet se veçse ka arritur marrëveshje personale me italianin Federico Chiesa dhe tashmë po beson me Juventusin për të gjetur akordin për çmimin e lojtarit. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar të mërkurën dhe “Reds” dhe Chiesa kanë përfunduar pothuajse marrëveshjen.

“Marrëveshja mes Federico Chiesa dhe Liverpool për kushtet personale është pothuajse e përfunduar!. Detajet përfundimtare po zgjidhen sot. Kontrata katërvjeçare gati pas bisedimeve fillestare të zbuluara ekskluzivisht të hënën. Juventus dhe Liverpool në bisedime të drejtpërdrejta për të arritur një marrëveshje për tarifën”, ka shkruar Romano.

Më parë u raportua se Juventusi kërkon 15 milionë euro për italianin, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni. Liverpooli në anën tjetër ka dërguar ofertën e parë drejt Zonjës së Vjetër e cila peshon 12 milionë euro dhe diferenca nuk është e madhe. Sulmuesi i krahut të majtë ka bërë 131 paraqitje për gjigantët e Serie A, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 23 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Faton Ahmeti dje…