Liverpooli bëri të pamundurën, kualifikohet në finale
Skuadra e Liverpoolit e bëri të pamundurën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, pasi shënoi katër gola dhe nuk pranoi asnjë për të siguruar kualifikimin në finalen e madhe, me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Pas fitores se Barcelonës në ndeshjen e parë 3-0, dhe mungesës se Salahut, Firminhos dhe Keitas në formacionin e Liverpoolit nuk ishte pritur ndonjë mrekulli, por Jurgen Klopp më të përzgjedhurit e tij befasoi Lionel Messin dhe Barcelonën.
Pas shtatë minutave lojë, Divock Origi e hapi serinë e golave për 1-0. Georginio Wijnaldum (54’, 56’) realizoi dy gola të shpejtë për rezultatin 3-0. Në minutën e 79-të, Divock Origi vulosi rezultatin final 4-0. Në këtë ndeshje titullar luajti futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Liverpooli në finale e pret fituesin e ndeshjes Ajax-Tottenham Hotspur.
/Epoka e re/