Liverpooli beson në përmbysje kundër Realit

14 prill 2021 | 10:05

Liverpooli e humbi ndeshjen e parë kundër Real Madridit në Spanjë (3-1) dhe tash synon që ta përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet në Gjysmfinale.

Trajneri Jurgen Klopp ka thënë se “Reds” nuk ka çfarë të humbasë dhe do të provojë të gjitha mundësitë.

“Ne tashmë e dimë që nuk është një sezon i shkëlqyeshëm. Me një rezultat 3-1 duket se tashmë jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe se nuk kemi asgjë për të humbur, por do të provojmë. Kundërshtari në ndeshjen e parë ishte më i mirë se ne, por ishte vetëm gjysma e punës. Tash duhet të jemi në një nivel të lartë për të pasur ndonjë shans të kualifikimit”, ka thënë Klopp.

Të dyja klubet realizuan fitore në ndeshjet e fundjavës. Liverpooli e mposhti Aston Villën, kurse Reali triumfoi kundër Barcelonës në “El Clasico”. Në anën tjetër Reali është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe do të mundohet të mos lejojë befasi dhe ta sigurojë kualifikimin për fazën tjetër. “Reds” edhe në këtë ndeshje do të jenë pa mbrojtësit Joe Gomez, Virgil van Dijk dhe Joel Matip si dhe pa mesfushorin Jordan Henderson. Në anën tjetër, edhe Reali ka mungesa në këtë ndeshje: Ramos, Varane, Carvajal dhe Lucas Vazquez.

Sonte nga ora 21:00 Borussia Dortmund e pret Manchetser Cityn. Në ndeshjen e parë City fitoi me rezultat 2-1, por gjermanët nuk do të dorëzohen dhe do të kërkojnë që ta mposhtë skuadrën angleze dhe të kualifikohen në fazën gjysmëfinale që do të ishte një sukses mjaftë i madh.

Të mërkurën takohen:
Liverpool – Real Madrid                                    (1-3)
Borussia Dortmund – Manchester City          (1-2)

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PS-së në Tiranë, ministrja e Drejtësisë,…