Liverpooli ‘blindon’ katër futbollistë

20 qershor 2022 | 12:11

Nënkampionia e Evropës dhe Anglisë, Liverpool po mendon për “blindimin” e lojtarëve të rëndësishëm. Sipas “The Mirror”, drejtuesit anglezë janë gati të fillojnë bisedimet me katër futbollistë për rinovimin e kontratave. Për Joe Gomezin spekulohet se mund të largohet në afatin kalimtar të verës, por Liverpooli thuhet se do t’i ofrojë kontratë të re atij, me aktualen që skadon më 30 qershor 2024.

“Të Kuqtë” thuhet se do të ulen dhe të bisedojnë edhe me Diogo Jotan për zgjatje të bashkëpunimit, pasi sulmuesi regjistroi një sezon të shkëlqyeshëm. Portugezi ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por klubi dëshiron që ai të qëndrojë edhe më gjatë në “Anfield”. Naby Keita, i cili ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, është gjithashtu në listën e futbollistëve që mund të mbetet më gjatë te Liverpooli, pasi klubi synon të fillojë bisedimet edhe me të.

19 herë kampionët e Anglisë planifikojnë që kontratë të re t’i ofrojnë edhe të riut, Harvey Elliott, pasi ai vlerësohet si një futbollist më të ardhme të ndritur. Tani për tani, 19-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Prishtina”, ka dal me një njoftim zyrtar rreth gjendjes…