Liverpooli e dëshiron Schlotterbeckun në vend të Van Dijkut  

14 mars 2025 | 10:33

Liverpooli po lëviz për të gjetur një zëvendësues për Virgil van Dijk. Sipas raportimeve të “Sport Bild”, zgjedhja kryesore e drejtuesve të “The Reds” është Nico Schlotterbeck, qendërmbrojtës i Borussia Dortmundit.

Mbrojtësi 25-vjeçar është në krye të listës së dëshirave të Liverpoolit, por tratativat me Dortmundin nuk do të jenë të lehta. Klubi gjerman kërkon të paktën 50 milionë euro, duke marrë parasysh se Schlotterbeck ka kontratë deri në verën e 2027.

Liverpooli ka përgatitur tashmë një alternativë: Jorrel Hato, qendërmbrojtës i Ajax-it. Ai është nën kontratë deri në 2028 dhe ndiqet edhe nga Real Madridi, ndërsa vlera e tij fillestare është 30 milionë euro. Një tjetër opsion është Dean Huijsen, por Bournemouth-i kërkon të paktën 60 milionë euro për të.

Ndërkohë, Liverpool-i është i vetëdijshëm për atë që mund të ndodhë me Van Dijk. Pas ndeshjes Liverpool-PSG, në tunelin që të çon te dhomat e zhveshjes, mbrojtësi holandez u pa duke biseduar me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, dhe këshilltarin strategjik të klubit, Luis Campos.

Sipas RMC Sport, kjo ishte një “bisedë e gjatë”, e cila u kap nga kamerat e “FootMercato”, duke shtuar spekulimet për një kalim të mundshëm në Paris.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmjen e së…