Liverpooli e dëshiron Stakoshën në vend të Kariusit
30 maj 2018
| 11:32
Loris Karius është pothuajse i larguar pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve. Liverpooli është vënë menjëherë në lëvizje për një portier tjetër.
Ata kanë besim te gardiani i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Siç raporton nga Italia “Il Messaggero”, ata kanë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për shërbimet e shqiptarit. Tare dhe Lotito janë vënë menjëherë në lëvizje.
Liverpooli ka kohë që po kërkon shërbimet e një portieri dhe pista Donnarumma apo Alison duket se janë larg. Tare nuk ka ndenjur duarkryq, por ka kërkuar informacion për Iker Casillasin, që luan me Porton në Portugali. Sipas raportimeve, spanjolli është i gatshëm të vijë edhe si portier i dytë në Romë.