Liverpooli e fiton derbin ndaj Chelseat
Në xhiron e gjashtë në Premierligë, Liverpooli morën pikët e plota në udhëtim te Chelsea, duke fituar 1-2 në ndeshjen që u zhvillua në “Stamford Bridge”.
Liverpooli e nisi mirë takimin, duke shënuar në minutën e 14’. Trent Alexander-Arnold realizoi për 0-1. Pak minuta më vonë, në atë të 30-të, topin në rrjetë e dërgoi edhje sulmuesi, Roberto Firmino, pak minuta pasi VAR ia anuloi një gol “Bluve të Londrës”.
45 minutat e pjesës së parë ishin për t’u harruar për Chelsean, pasi u lënduan edhe Emerson e Andreas Christensen, u inkuadruan Zouma e Alonso.
Në pjesën e dytë, Chelsea u mundua të bëjë diçka më shumë para tifozëve të vet, duke krijuar raste të mira shënimi, por dërguan vetëm një herë topin në portën e Adrian.
N’Golo Kante shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2 në minutën e 71-të.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 18 pikëve në pozitën e parë, kurse Chelsea gjendet në vendin e 11-të me 8 pikë.