Liverpooli e nis me fitore
17 gusht 2019
| 18:26
Liverpooli ka mposhtur Southampton me rezultatin 2-1, në stadiumin e këtyre të fundit.
Pjesa e parë është mbyllur me fitoren minimale të “The Reds”, te cilët arritën të shënojnë me Sadio Mane. Southamptoni zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke qenë në disa momente edhe më mirë se skuadra e Klopp.
Por një gjuajtje nga jashtë zonës nga sulmuesi senegalez, bëri që pjesa e parë të mbyllet me rezulatatin 0-1, në favor të Liverpoolit.
Firminio ka dyfishuar shifrat, teksa ka shënuar një supergol në minutën e 71’, pas një pasimi të marrë nga Mane.
Në minutën e 84’, Southemptoni shkurtoi diferencën me një gol të Ings, por ishte thjesht sa për statistikë, pasi skuadra e Klopp e menaxhoi rezultatin deri fund.