Liverpooli e nxjerr në shitje Firminon
29 shtator 2022
| 16:48
Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli pas shtatë vjetësh qëndrim në “Anfield”. Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigantëve anglezë në verën e vitit 2015 nga Hoffenheim për 41 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka qenë një futbollist shumë i rëndësishëm.
Por vitin e fundit braziliani ka humbur vendin e titullarit dhe tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me “The Reds”. Gjiganti anglez i ka ofruar rinovimin, por Firmino e ka refuzuar atë pasi dëshiron një aventurë të re. 30-vjeçari është nxjerr në shitje nga “The Reds” pasi duan të fitojnë diçka nga largimi i tij në janar, pasi në verë do ta humbasë falas.
Reprezentuesi brazilian ka tre opsione për ta vazhduar karrierën e tij, në Spanjë, në Itali apo një rikthim në Gjermani.