Liverpooli eliminon Bayernin
13 mars 2019
| 22:51
Skuadra e Liverpoolit është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Bayern Munchen me rezultat 1-3.
Loja e parë në Angli kishte përfunduar 0-0, por “Reds” pas paraqitjes se mirë sonte e eliminuan skuadrën gjigante të Gjermanisë.
Sadio Mane realizoi dy gola, kurse një gol e shënoi mbrojtësi Virgil van Dijk. Ndërsa Joel Matip realizoi autogol. Liverpooli është në rrugë të mirë për të ndjekur suksesin e vitit të kaluar, kurse Bayernit i mbetet të lufton për titull në Bundesliga.
/Epoka e re/