Liverpooli favorit në garë për transferimin e Rashicës

22 mars 2020 | 22:42

Milot Rashica është duke impresionuar me formën e tij te Werder Bremeni që nga viti 2018. Skundra gjermane e transferoi anësori kosovar nga Vitesse për një shumë që besohet të jetë rreth 6.3 milionë funte.

Gjatë kësaj kohe në Bundesligë, 23-vjeçari ka bërë 64 paraqitje për Werder Bremenin, duke shënuar 23 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Kjo formë e tij e lartë nuk i ka shpëtuar syrit të zbuluesve të lojtarëve të Liverpoolit, që duan të transferojnë në “Anfield Road”. “Mirror” raporton se Jurgen Klopp është një admirues i lojës së reprezentuesit të Kosovës, derisa në garë për të është edhe Aston Villa.

Vlera aktuale e Milot Rashicës në tregun e transferimeve është 35 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për Liverpoolin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se…