Liverpooli favorit për transferimin e Sanchesit

18 janar 2022 | 16:11

Skuadra e Liverpoolit shihet si favoriti kryesor për të kompletuar transferimin e mesfushorit të Lilles, Renato Sanches. Ish-mesfushori Sanches që ka qenë i lidhur me kalimin te Wolves në gusht, tani pëlqehet nga disa top klube evropiane.

Arsenal dhe Barcelona raportohet se janë duke monitoruar situatën me Lille që është e pajtimit të ndajë rrugët me lojtarin që ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratë.

Sipas “El Nacional”, Liverpooli është në bisedime të avancuara për transferimin e 24-vjeçarit. Barcelona raportohet se nuk ka para për të finalizuar nënshkrimin me portugezin, duke lejuar “Reds” të jenë favoriti kryesor. Ndërkohë, Sanches këtë edicion ka bërë 13 paraqitje si titullar dhe tre si inkuadrues në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizorët Lifestyle marrin verifikimin ‘Glare-Free’ nga UL, certifikimin 'Eye Care'…