Liverpooli fiton derbin ndaj Chelseat
20 shtator 2020
| 19:53
Liverpooli e ka mposhtur Chelsean me rezultatin 2:0 sot në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e xhiros së dytë të Premier Leagues së Anglisë.
Të dy golat kampioni në fuqi i Anglisë i shënoi në pjesën e dytë, me anë të Sadio Manes. Mane realizoi në minutat 50-të dhe 54-të.
Chelsea mbeti me një lojtar më pak, pasi në fund të pjesës së parë u përjashtua me të kuq Andreas Christensen. Po ashtu Jorginho në minutën e 75-të humbi penallti.
Liverpooli ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Chelsea tri pikë.