Liverpooli fiton derbin ndaj Chelseat
Skuadra e Liverpoolit para 53279 shikuesve në “Anfield” e fitoi derbin ndaj Chelseta (2-0).
Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse në minutën e 51-të, Sadio Mane e kaloi skuadrën vendase në epërsi. Vetëm pas dy minutave Mohamed Salah shënoi golin e dytë, duke e vulosur edhe rezultatin final 2-0. Chelsea kishte disa raste të mira, por ishte portieri Alisson që i shpëtoi vendasit, por edhe një goditje e Hazardit përfundoi në shtyllë.
Në këtë ndeshje trajneri Jurgen Klopp e inkuadroi në lojë Xherdan Shaqirin, por më shumë për të përfituar minuta për faktin se epërsia ishte në anën e skuadrës së tij. Pas tri pikëve, Liverpool rikthehet ne krye të Premier Ligës me 85 pikë, dy pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje me pak të zhvilluar.
/Epoka e re/