Liverpooli fiton dramën ndaj Salzburgut
Liverpooli ka fituar më vështirë se që pritej përballjen me Salzburgun. Kampioni evropian fitoi 4 me 3 ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E në Ligën e Kampionëve.
“Të Kuqtë” nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar tre gola përmes Sadio Manes, Andrew Robertsonit e Mohamed Salahut. Në minutën e 39-të Salzburgu ngushtoi epërsinë përmes Hwang Hee-Chanit, ndërsa me dy gola të shpejtë në minutat 56 dhe 60, Salzburgu barazoi gjithçka duke shtangur ekipin e Jurgen Kloppit. Minamino dhe Haland realizuan golat për austriakët.
Megjithatë, Liverpooli s’lejoi befasi dhe në minutën e 69-të përmes golit të dytë të Salahut siguroi fitoren e parë këtë edicion.
Grupit E i prin Napoli me katër pikë, ndërsa Salzburgu e Liverpooli kanë nga tri në pozitat dy dhe tre. Në fund është Genku me një pikë.