Liverpooli fiton “klasiken” ndaj Milanit
17 shtator 2024
| 23:12
Spektakël kërkohej dhe në fushën e blertë nuk dhuruan asgjë më pak.
“Të Kuqtë” e Liverpool kanë dalë fitues në “klasiken” e Evropës, përballë “Djajve” të Milan, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 3-1, në “mitikun” e “San Siro”, në një përmbysje të madhe.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 3’-të me “fantazistin” amerikan, Christian Pulisic, që gjeti shpejt rrugën e rrjetës, mirëpo golat e Ibrahima Konate e Virgil van Dijk përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë.
Ndërkaq, rezultati 1-3 u “vulos” në minutën e 67’-të, me “yllin” hungarez, Dominik Szoboszlai që dërgoi në rrjetë një pasim perfekt të Gakpo, duke arritur triumfin e dytë të madh, të teknikut Arne Slot, pas atij ndaj Manchester United.