Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Bournemouth
Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 3-0 ndaj Bournemouthit në kuadër të javës së pestë në Ligën Premier.
‘Të Kuqtë’ treguan dominimin e tyre që në minutat e para të takimit duke mos lejuar kundërshtarin që të rrezikojë portën e tyre.
Në fakt, ata ia dolën që të shënojnë të tre golat në pjesën e parë duke mbyllur praktikisht shumë herët çështjen e fituesit.
Për t’i dhënë avantazhin Liverpoolit u përkujdes Luis Diaz që shënoi për 1-0 në minutën e 26-të pas asistimit të Ibrahima Konates.
Ishte pikërisht kolumbiani ai i cili shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe duke u asistuar nga Trent Alexander-Arnold vetëm dy minuta më vonë për rezultatin 2-0.
Pas shumë kohësh golin e gjeti edhe uruguaiani Darwin Nunez që realizoi për 3-0 në minutën e 37-të pas asistimit të Mohamed Salah.
Disa minuta në këtë takim Slot ia dha edhe italianit Federico Chiesa i cili ishte i pafat kur goditi shtyllën e Kepa Arrizabalagas.
Pas javës së pestë Liverpooli numëron 12 pikë të tubuara dhe momentalisht është lider i tabelës ndërsa xhiron e ardhshme do të luajë në udhëtim tek Wolvesi.