Liverpooli fiton me përmbysje kundër Newcastle

31 gusht 2022 | 23:09

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe dhe shumë të vështirë kundër Newcastle United në kuadër të javës së pestë në Premierligë.

“Të Kuqtë” triumfuan 2:1 ndaj Newcastles në “Anfield” me golin e fitores që erdhi në minutën e tetë shtesë.

Shifrat u zhbllokuan në minutën e 38-të kur Isak debutoi me gol duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Liverpooli u rikthye në lojë në pjesën e dytë kur Firmino barazoi rezultatin në minutën e 60-të.

Kur të gjithë po bëheshin gati që ndeshja të përfundonte, Fabio Carvalho në minutën e tetë shtesë ia dhuroi fitoren vendasve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Januzaj do të vazhdojë të luajë në La Liga.…