Liverpooli futet në garë për Haalandin

21 dhjetor 2021 | 12:37

Liverpooli i është shtuar gjigantëve evropianë që e duan sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

“Reds” kanë kërkuar informata nga Borussia Dortmundi për sulmuesin norvegjez.

Lajmin e ka bërë me dije “Sky Deutschland”. Gjithashtu, interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur edhe dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Lojtarin e duan edhe klubet tjera angleze, përfshirë këtu edhe Manchester Cityn dhe Chelsean.

Menaxheri Mino Raiola ka konfirmuar se verën tjetër klienti i tij mund të ndërrojë mjedis.

Për ta transferuar njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, Dortmundi është duke i kërkuar deri në 150 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oferte për shitjen e patundshmërisë Dan (Kadri) Dervishi, të cilin…