Liverpooli i rikthehet fitoreve në Premier Ligë
13 shkurt 2023
| 22:56
Liverpooli u rikthye te suksesi në kampionat. The Reds triumfuan 2-0 në shtëpi ndaj një kundërshtari si Evertoni.
Goli i parë erdhi nga Salah në fundin e pjesës së parë, ndërsa Gakpo dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Të besuarit e Klopp synojnë një vend që të ccon në Champions League, sakaq Everton kërkon mbijetesën. Takimi i sotëm vlente për javën e 22-të.